E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jepen 70 milion lekë për mbështejtejn e prodhimit bujqësor të fermerëve në Elbasan

299 fermerë në Qarkun e Elbasanit kanë përfituar deri tani mbështetje të prodhimit bujqësor në pemtari, vreshtari dhe ullishte në kuadër të projektit "Për  mbështetjen e prodhimit bujqesor", realizuar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Përgjegjësi i shërbimit këshillimor pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Neshat Sadiku, tha se "deri tani  kanë përfituar nga ky projekt në të gjithë qarkun e Elbasanit 299 fermerë, në kuadër të një fondi të akorduar nga qeveria shqiptare, me një vlerë prej 70 milion lekësh për gjashtë mujorin e parë të këtij viti”. Sipas tij, "deri në datë 9 mars në të gjithë qarkun kanë aplikuar 299  fermerë, 233 prej të cilëve për mbjellje blloqesh me ullinj në nje sipërfaqe prej 149 hektarë, 57 fermerë për mbjellje pemëtoresh, në një sipërfaqe prej 35.5 hektarë dhe 9 fermerë për mbjellje vreshtash, me sipërfaqe 9.8 ha". Fondi i dhënë nga qeveria shqiptare për këtë vit është thuajse dyfish më i lartë se një vit më parë, çka tregon interesimin e fermerëve në rajonin e Elbasanit për t'u bërë pjesë e këtij projekti fitimprurës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›