E Diel, 1 Nëntor 2026

Për letërnjoftimet elektronike deri më tani kanë aplikuar mbi 200 mijë qytetarë

Të paktën 200 mijë qytetarë në shkallë vendi kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike, nga 12 janar i këtij viti kur dhe nisi ky proces, ndërkohë që 40% e këtyre personave i takojnë grupit të qytetarëve që nuk kanë pasaporta. Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, u shpreh se “Ministria e Brendshme sqaron dhe një herë opinionin publik se procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike po ecën normalisht”. Deri në 8 mars, stacionet e aplikimit janë vendosur në një territor që mbulon 80% të popullsisë së vendit. Procesi i prodhimit dhe shpërndarjes së letërnjoftime elektronike po ecën normalisht, tha zëdhënësi, duke shtuar se janë prodhuar të gjitha letërnjoftimet e qytetarëve që kanë aplikuar deri në fund të muajit shkurt. Sipas tij, të gjitha kapacitetet e vëna në dispozicion nga konçesionari janë tërësisht të mjaftueshme për të realizuar këtë proces. "Ministria e Brendshme i bën thirrje edhe njëherë qytetarëve për t’u drejtuar në pikat e aplikimit për të shfrytëzuar këto kapacitete, që janë vënë në dispozicion të qytetarëve me orare të zgjatura", përfundoi zëdhënësi i këtij dikasteri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›