E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rikonstruksioni i rrugës Gurshpat – Vilan

Ndërmarrja e rrugëve rurale në Qarkun e Elbasanit nisi të hënën punimet për rikonstruksionin e rrugës Gurëshpat - Vilan, në rrethin e Librazhdit,  e cila pësoi rrëshqitje të tokës me një segment prej 300 metra rreth 2 muaj më parë. Drejtori i Ndërmarrjes së rrugëve rurale, Ahmet Ashiku, tha se fillimi i punimeve u mundësua me një fond prej 2 milion lekësh nga buxheti i vetë ndërmarrjes. Sipas tij, "Qeveria ka akorduar nga fondi i emergjencës një shumë të konsiderueshme për rikonstruksionin e plotë të kësaj rruge, e cila pritet të miratohet së shpejti me vendim të Këshillit të Ministrave”. Rreth dy muaj më parë, si pasojë e fundosjes së tokës në zonën e Qafë Dardhës, në komunën e Polisit, në rrethin e Librazhdit, u rrezikun 25 banesa. Tashmë situata paraqitet e qetë dhe familjet së shpejti do të dëmshpërblehen nga qeveria. Lugina e Qafë Dardhës  ndodhet rreth 25 kilometra larg Librazhdit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›