Përplasje me armë, dy në pranga, dy në kërkim

Në pranga përfundoi Aldi Horanlli, 28-vjeç, dhe Eduart Omeri, 40 vjeç, i dënuar më parë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë”.
Ndërkohë që u shpallën në kërkim shtetasit, tashmë të identifikuar K.Horanlli, 25-vjeç, si dhe F.Garuja, 39-vjeç, banues në fshatin Sauk Tiranë. Këta shtetas mbrëmë rreth orës 23.45 në vendin e quajtur Lagjja e Re, pranë Kopshtit Botanik, Komuna Farkë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta përmes shtetasve Aldi dhe Kristo Horanlli dhe shtetasve Eduart Omeri dhe Fatmir Garuja, ky i fundit ka qëlluar me armë automatike duke tentuar të vrasin njëri- tjetrin. Për pasojë është plagosur shtetasi Eduart Omeri, i cili gjendet i shtruar në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shtetasi Aldi Horanlli i dyshuar për veprat penale Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë, mbajtjes pa leje të armëve luftarake po kështu është shpallur në kërkim vëllai i tij shtetasi Kristo Horanlli. Nga Strukturat për Krimet e Rënda dhe Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë, janë kryer veprimet e para hetimore e proceduriale duke mbledhur dhe administruar provat në vendngjarje. Njëherazi për këtë ngjarje, materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme. /Start/
2012-08-17 16:47