E Diel, 1 Nëntor 2026

Jepet premiera e “Titanic 3D”

Mund të kenë kaluar 15 vjet që nga koha kur u shfaq në rolin e Rose Dawson, por vitet për Kate Winslet duket sikur të mos kalojnë. Aktorja 36-vjeçare dukej e mrekullueshme në premierën botërore të filmit “Titanic 3D” në Royal Albert Hall.

Rihedhja në treg e filmit klasik u bë 15 vjet pasi që versioni klasik i tij mahniti shikuesit e shumtë në mbarë botën. Sipas regjisorit, James Cameron, filmi i ri e bën edhe shikuesin të përballet me ato që u përballën Jack dhe Rose.

"3D të çon në një nivel tjetër", theksoi Cameron, duke sqaruar se po mendon që t’i bëjë në 3D edhe filmat e tjerë të tij.

Ndryshe, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, të vitit 1998, filmi “Titanic” fitoi 11 Oscar.

Versioni 3D i filmit u bë në 100-vjetorin e udhëtimit të parë dhe të fundit të anijes gjigante, që u fundos në mesnatën e 14 prillit 1912, pasi që goditi një akullnajë. U deshën 3 orë që anija “e papërmbytshme” të fundosej në fund të oqeanit, duke lënë 1,517 viktima.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›