Jepet sentenca per Banden e DurresitBurgim te perjetshem per kreret e grupit
Ne nje seance gjyqesore qe zgjati rreth 5 ore prokuroria paraqiti pretencen per secilin te pandehur te bandes ne nje material prej 285 faqesh
Maratones se gjyqit per Banden e Durresit po i vjen fundi. Ashtu sic ishte vendosur nga seanca e kaluar dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda Prokuroria e ka prezantuar pretencen per te pandehurit e bandes. Gjate seances se djeshme per rreth 5 ore gjykim prokuroria ka dhene pretencen per 16 personat e akuzuar si anetare te kesaj bande ne nje material prej 285 faqesh. Prokurori Anton Martini kerkoi denimin me Burg per jete per Lulezim Berishen dhe Endrit Doklen te cilesuar si drejtues te bandes. Gjithashtu kerkoi denim me burg per jete dhe per Plaurent Dervishajn e Indrit Taullain ndersa kerkoi 25 vite burg per Sardian Sulejmanin e Kujtim Bunen Altin Ollonin Elvis Hoxhosmanin Alban Nelin dhe Selman Hetin e Spartak Kalthin. Masa me te lehta denimi prokuroria ka kerkuar per Altin Nikollen dhe Kristian Begun. Ndaj dy te pandehurve u kerkua denimi me 20 vjet burg. 12 vite burg ne mungese eshte kerkuar per dy kosovaret Osman Korpuzi dhe Ahmet Ajeti te shpallur ne kerkim dhe nuk jane arrestuar asnjehere nga drejtesia shqiptare. I vetmi i akuzuar qe i shpetoi denimit me burgim te perjetshem ishte Adriatik Coli i cili ka bashkepunuar me drejtesine. Per hir te ketij bashkepunimi prokuroria ka kerkuar per Adriatik Colin vetem 10 vite burg.
Maratona e gjykimit
Gjyqi per Banden e Durresit radhitet nder proceset me te zvarritura gjyqesore. Avokatet mbrojtes te te pandehurve kane zvarritur sa here u eshte dhene mundesia dhe hapesira ligjore seancat per te studiuar dosjet e te pandehurve. Gjate procesit prokuroria ka paraqitur rreth 200 deshmitare te cilet kane dhene informacion mjaft te rendesishem per ngjarjen ne fjale. Ndihmese te madhe per prokurorine ne zbardhjen e aktivitetit te bandes pretendohet se ka dhene deshmia e shtetasit Adriatik Coli i penduari i bandes ose i njohur si bashkepunetor i drejtesise. Nga salla e gjyqit Coli eshte shprehur Rrefej gjithcka ne kembim te sigurise. Ky eshte pakti qe Adriatik Coli ka lidhur me Prokurorine e Krimeve te Renda rrefimi i te cilit dergoi ne bangen e te akuzuarve kreret e njeres prej bandave me te rrezikshme ne vend. Nje kontrate me 7 pika dhe nje firme e hedhur ne fund nga i penduari ka bere qe Prokuroria e Krimeve te Renda te siguroje jo vetem deshmine e tij por edhe fakte e prova per aktivitetin kriminal te organizates. Deshmia e Ardiatik Colit ish-pjesetar i Bandes se Durresit vazhdon te jete prova kyce per organin e akuzes jo vetem per arrestimet e kryera pranveren e vitit 2006 por edhe gjate procesit gjyqesor. 16 te pandehurit si anetare te Bandes se Durresit akuzohen per nje sere veprash te renda penale si vrasje pjesemarrje ne organizate kriminale trafiqe ilegale etj. Gjyqi ndaj te akuzuarve si anetare te Bandes se Durresit eshte nder proceset me te gjata gjyqesore qe jane zhvilluar ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Kryesisht procesi eshte shtyre per mungesen e avokateve mbrojtes te cilet kane shfrytezuar cdo hapesire ligjore per te shtyre sa me shume procesin. Seanca e meparshme gjyqesore u zhvillua ne masa te rrepta sigurie.