Grupi kuvendor socialist perjashton Islamin

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi sot përjashtimin e deputetit, Kastriot Islami. Pas paraqitjes në mbledhjen e sotme të materialit të përgatitur nga kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, i cili kishte argumentuar kërkesën për përjashtim për shkak të mungesës në seancën parlamentare ku u zgjodh kryetari i ri i KLSH-së, deputetët hodhën në votim një kërkesë të tillë.
Kështu pothuajse në unanimitet ligjvënësit socialistë vendosën përjashtimin e kolegut të tyre nga ky grupim.
Me përjashtim të katër deputetëve që votuan kundër, konkretisht Marko bello, Azir Gashi, Tom Doshi, Arben Malaj, dhe dy votave abstenim, ajo e Pandeli Majkos dhe e Ethem Rukës, të tjerët mbështetën propozimin e kryesisë së PS-së për përjashtimin e deputetit Islami, nga ky grupim. Në këtë mbledhje mungonin deputetët, Ben Blushi dhe Andis Harasani.