E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reichel: Vizita e Merkel,kontribut ushtarëve gjermanë

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Kosovë,  i kushtohej ushtarëve gjermane të KFOR-it. Ka qënë ky qëndrimi i hapur i Ambasadorit gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, ndërsa theksoi se ata rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, për të kontribuar në normalizimin e gjendjes në veri të Kosovës.

Për të, vizita e Merkel shpreh mirënjohjen për qëndrimin e përgjegjshëm dhe pragmatik të Kosovës në dialog me Beogradin.

Ky dialog është rruga për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin dhe gjithashtu për normalizimin e qëndrueshëm të gjendjes në veri. Gjermania e dëshiron këtë normalizim, ashtu siç e dëshirojnë atë edhe njerëzit në Kosovë. Ky normalizim është një hap i rëndësishëm i Kosovës dhe i Serbisë, për integrimin evropian”, tha më tej Reichel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›