Islami: Përjashtimi im, i paprecedentë
Vetëm pak minuta pasi është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Kastriot Islami e ka cilësuar vendimin e kolegëve të tij si veprim të paprecedentë.
Në një prononcim për mediar nga kryesia e Kuvendit, Islami e ka cilësuar si jo të drejtë vendimin e marrë nga grupi parlamentar socialist pasi sipas tij nuk iu dha kohë as të bënte autokritikë.
“Do ta klasifikoja vendimin, një veprim të paprecedentë, në mungesë të personit që dënohet, një veprim me dyer të mbullura që mund të definohet si totalitar apo stalinist” ka theksuar Islami.
Ndërsa ka shprehur keqardhjen e tij për vendimin e marrë nga grupi i PS-së, Islami ka theksuar se prej dy vjetësh është shantazhuar dhe kërcënuar për hyrjen e tij në Kuvend.
“Kjo që ndodhi sot nuk është përballja ime personale me Edi Ramën dhe aq çështje e ç`rregjistrimit tim nga grupi I Partisë Socialiste por është çështje e ballafaqimit të dy filozofive të ndryshme” ka theksuar më tej Islami.
Ndërsa ka akuzuar Edi Ramën për dështimin e PS-së në zgjedhje ai i cilësoi si dështime të gjitha politikat e ndjekura si për grevën e urisë, ashtu edhe marrëdhëniet e kushtëzuara me parlamentin që sipas tij ishte një sajesë.