Shugurimi politik i patriarkut serb
Kleriku me i larte Miroslav Gavrilovia qe vjen nga Cacaku i Serbise eshte i 45-ti ne radhe si kreu i Kishes Ortodokse Serbe. Ne moshen 80-vjecare Patriarku me emrin fetar Irinej beri shugurimin ne Partriarkanen e Pejes me 3 tetor te vitit 2010.
Le ta themi qe ne krye dhe drejtperdrejt shugurimi i Patriarkut Irinej ishte nje bekim i menduar dhe organizuar politikisht. Pervec qe dihet se Kisha Ortodokse Serbe ka qene dhe eshte parashtruesja per politiken e Beogradit e tezave pushtuese te Kosoves me 3 tetor ajo ndermorri misionin e pamundur te zhberjes se kater humbjeve deshperuese te Serbise.
Kisha nuk pajtohet me 24 marsin dhe 10 qershorin e vitit 2009 - clirimin pergjithmone te Kosoves nga pushtimi i gjate serb. Ajo e perjeton me se shumti kete humbje te madhe sepse sheh te deshtuar perfundimisht strategjine e saj te pushtimit me kisha te Kosoves dhe ndjehet e pakenaqur thjesht me ruajtjen e objekteve te kultit si vlera. Ajo nuk pajtohet kurresesi me 17 shkurtin e vitit 2008 - shpalljen e pavaresise dhe kundershtimi i saj shkon aq prere dhe thelle sa pas shugurimit ne muajin janar te Patriarkut te Kishes Ortodokse Serbe Irinej nxitoi te shpallte qellimin e sherbimit te tij duke thene qe Serbia do te prese qofte edhe 2000 vjet per tu kthyer ne Jeruzalemin e vet. Ndaj Kisha ndoshta e ka perllogaritur daten 3 tetor te shugurimit simbolik te Patriarkut te ri per te kryer nje mision politik ne vend te nje bekimi fetar pas dy deshtimesh me permasa boterore humbjen ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise me 22 korrik 2010 - se Kosova nuk ka shkelur ligjin nderkombetar dhe humbjen me 9 shtaror 2010 - duke u miratuar rezoluta ne OKB per te nisur dialogu Serbi - Kosove vetem per ceshtje teknike. Kisha Serbe e ka gjykuar shugurimin ne Partriarkanen e Pejes per te percjelle kumtin e posacem drejtuar Serbise Kosoves dhe nderkombetareve qe Kosova eshte Serbi. Po te mos ishte ashtu shugurimi mund te kryhej ne Shen Sava ne Beograd e nuk do te zbrisnin ne nje shtet tjeter. Arsyetimi politiko-fetar serb kujton se ka shenuar golin e nderit pas humbjes se thelle.
Shugurimi i Patriarkut Irinej eshte teresor politik sepse kjo i ndodh nje Patriarku qe bekohet si i tille vetem pas pavaresise se Kosoves. Po te mos ishte politik ky shugurim pas realitetit qe ka ndodhur gati tri vjet me pare Patriarku i 45-te kurresesi nuk duhej te shugurohej as ne Patriarkanen e Pejes as ne Manastirin e Decanit as Manastirin e Gracanices ca me pak ne nje shtet fqinj.
Shugurimi i Patriarkut Irinej ishte me theks politik edhe sepse figura te larta te pushtetit dhe opozites serbe presidenti Boris Tadic apo Tomislav Nikolic dhe 10 zyrtare te tjere qe nuk u lejuan nga qe u nisen per atje si te udhetonin neper territore serbe e perdoren kete ngjarje si rikthim ne Kosove me Patriark e jo me Gjeneral me besimtare e jo me ushtare.
Shugurimi i Patriarkut Irinej ishte politik sepse ne mjediset e Patriarkanes se Pejes nuk u thane vetem lutje kunder shtetit te Kosoves por u leshuan thirrje e u ngriten parrulla te shkruara si Kosova eshte Serbi. Irinej shkoi ne Kosove domethene ne nje vend tjeter duke u thene mediave serbe se ndjehej i friksuar per sigurine atje dhe qe nga brenda Patriarkanes u kerkoi nderkombetareve tia kthejne Kosoven Serbise se Kosova eshte territor serb.
Shugurimi i Patriarkut Irinej ishte politik sepse as Kisha Ortodokse Serbe dhe as Beogradi zyrtar nuk iu drejtuan qeverise se Kosoves per tu futur brenda kufijve te saj por autoriteteve nderkombetare sipas qendrimit te tyre se nuk e njohin pavaresine. Ata nuk ftuan asnje personalitet te larte te Prishtines pervecse kryetarin e bashkise se Pejes sie u tha nga mediat duke e menduar perfaqesimin ne menyre sa te shperfullur aq edhe provokativ per te lare gojen ose per te krijuar probleme ndermjet pushtetit qendror e atij vendor.
Ka nje aksiome qe thote se Gjeografia eshte percaktuesi i vertete i historise. Dhe Kosova qe jete e mot ka qene territor shqiptar ne vijim qe pushtuar nga Serbia me kisha dhe ushtri. Kete aksiome serbet e tjetersuan sipas politikes se tyre qe kisha eshte percaktuese e historise aq sa manastiret qe ndertuan dikur aty i thirrasin sot Jeruzalemi serb.
Shugurimi deshperues i Patriarkut Irinej ishte vetem politik sepse qe nga fillimi e deri ne fund i gjithe mendimi organizimi dhe procesioni pati si qellim te percjelle kumtin se Ne jemi ketu. Por qendra fetare e Serbise as ka qene e as nuk mund te jete ne Kosove pasi qendra fetare e nje vendi dhe kombi eshte vetem atje ku gjindet populli i saj. Besimtaret disa milionesh te Kishes Ortodokse Serbe jane ne Serbi ndersa ne Kosove eshte nje pakice e paket dhe dihet se nje pakice - pakice qe jeton ne tjeter vend ajo ashtu sic nuk mund te behet percaktuese e mbajtese e pushtetit qendror te shtetit ame nuk eshte e nuk mund te jete as perfaqesuese qendrore e besimit fetar te popullit qe eshte shumice absolute ne tjeter shtet.
Misioni i ruajtjes se pushtimit serb ne Kosove sic deshtoi ne kryerjen me lufte i deshtuar do te jete edhe ne perpjekjet per ta mbajtur me fe kujtimin e kolonializmit te perfunduar. Kleriku Irinej ben mire te zbrese ne manastire si Patriark e jo si Politikan e Gjeneral.