E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te denuar nga drejtesia, 3 ne pranga

Fier- Tre persona te dyshuar per prostitucion, plagosje dhe shkaterrim prone u prangosen diten e djeshme nga policia e Fierit ndersa ndaj tyre kishte urdher-arresti dhe madje vendime te gjykatave. Burime zyrtare bene te ditur se te ndaluarit jane Aurrel periu, 33-vjec, Arben Gjika, 38-vjec dhe Ardian Bana, 35-vjec. Sektori i Kerkimeve kapi Aurrel Perriun, banues ne Karavasta te Lushnjes, ndersa ishte ne kerkim per vepren penale "shfrytezim ne rrethana renduese per qellime prostitucioni" te R. D., nga Kruja. Mesohet se 33-vjecari gjate vitit 2002 ka shfrytezuar vajzen ne Itali deri ne vitin 2003 kur eshte bere denoncimi. Ne vitin 2004, Gjykata e Lushnjes e ka denuar Perriun me 9 vjet burg, por Apeli, ne vitin 2007 e ka quajtur te pavlefshem vendimin. Vajza ka apeluar ne Tirane dhe ne janar 2008 eshte dhene denimi 21 muaj e 23 dite burg. I dyshuari tjeter, Arben Gjika, ishte shpallur ne kerkim nga drejtesia e Greqise, pasi duke qene emigrant ne kete vend ka tentuar te vrase nje person pas sherrit. Denimi eshte dhene ne mungese dhe eshte konvertuar ne 3 vite burg nga Gjykata e Fierit. I treti i ndaluar eshte Ardian Bana, nga Levani, i denuar me 3 vite burg per vjedhje e shkaterrim te prones, i denuar edhe me pare per kete veper.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›