E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i pelqen si dhender, e merr peng dhe keqtrajton ne makine

BERAT- Lidhja me nje djale 22-vjecar nga fshati nuk i ka pelqyer babait te vajzes, i cili ne bashkepunim me dy vellezerit e tij dyshohet se ka marre peng per 40 minuta te riun duke e keqtrajtuar dhe bere presion per te hequr dore. Duke mos e deshiruar si dhender, edhe pse djali kishte kerkuar ne familje doren e vajzes, 45-vjecari Nderim Nazeri ka thirrur dy vellezerit e tij Gazment Nazeri, 33 vjec dhe Edmond Nazeri, 40 vjec, per te sulmuar 22-vjecarin Krenar K. Mesditen e djeshme ata e kane gjetur ne shetitoren kryesore te qytetit te Beratit, ndersa i riu udhetonte me mjetin e tij tip "Alfa Romeo", me targa BR2855A, afer lagjes "22 Tetori". Deshmitaret qe ndoqen skenen e krimit njoftuan menjehere uniformat blu se tre persona kishin marre te riun me force duke e futur ne nje fuoristrade me ngjyre te zeze, me targa BR2413B. Menjehere jane ngritur postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit duke kryer kerkime edhe ne rruget e qytetit. Policia identifikoi pronarin e mjetit, Gazmend Nazeri, 33 vjec, nje emigrant i sapokthyer nga Belgjika. Pas kerkimeve qe zgjaten per 40 minuta, uniformat blu arriten te zbulonin ne pjesen e pasme te stadiumit "Tomori" mjetin dhe tre te dyshuarit. Burime zyrtare bene me dije se tre vellezerit Nazeri nuk kane bere asnje rezistence gjate aksionit duke u dorezuar dhe liruar 22-vjecarin nga fshati Duhanas. I riu ka deshmuar se gjate 40 minutave ishte rrahur dhe kercenuar te hiqte dore nga kerkesa per doren e vajzes se Nderimit.

E. Hazizolli

Deshmia

Gjate marrjes ne pyetje ne komisariat, 22-vjecari Krenar K., i ka thene hetuesve se shkak per ngjarjen ishte bere mos heqja dore e tij nga kerkesa per doren e vajzes se Nderim Nazerit. Babai i vajzes kishte kthyer nje pergjigje negative, duke mos pranuar lidhjen e te rinjve dhe situata ka degjeneruar ne pengmarrje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›