E Shtunë, 31 Tetor 2026

I mituri grabit me thike kembesoren

I mituri grabit me dhune kembesoren duke e kercenuar me nje thike ne mes te rruges. Policia e Vlores arrestoi vetem pese minuta pas ngjarjes 15 vjecarin Saimir Danaj, banues ne lagjen "Lirim", pasi dyshohet se mesditen e djeshme ka grabitur nje banore te fshatit Llakatund. Sipas rrefimit te se demtuares, ai i ka dale ne lagjen "Osman Haxhiu" dhe nen kercenimin e thikes i ka vjedhur L. P., celularin dhe disa bizhuteri qe ajo mbante, me nje vlere rreth 300 mije leke. E demtuara ka bere denoncimin ne komisariat dhe menjehere grupi i gatshem ka ndaluar te dyshuarin ne vendin e quajtur "Kapelja".

O.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›