Tiranë, digjet një fuoristradë në sheshin “Nënë Tereza”
TIRANË-Një automjet është djegur sot pasdite në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Mësohet se automjeti ende në flakë është një fuoristradë, tip Renault me targa TR 8777 K.
Në vendgjarje për të shuar flakët kanë mbërritur 2 zjarrfikës ndërsa bëhet e ditur se gjatë shpërthimit të zjarrit nuk ka patur njerëz në automjet.
Zjarri ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve në shesh, ndërsa u rrezikuan dhe makina të tjera të parkuara pranë fuoristradës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarr mundn të ketë qënë një shkëndijë elektrike.
Policia ndërkohë po mban të rrethuar vendin e ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)