E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove, Sejdiu: S'doi falim askujt asnjëpëllëmbë tokë

PRISHTINE- Presidenti i Fatmir Sejdiu deklaron se nuk do të ndodhë asnjëherë ndryshimi i kufijve, dhe i bën thirrje Beogradit të distancohet nga stimulimi i dhunës në Kosovë.

“Nuk kemi asnjë pllamë toke për t’ia falur dikujt”, ka deklaruar kreu i shtetit kosovar në fjalimin vjetor para deputetëve të Kosovës.

Zoti Sejdiu ka shtuar se lëvizja e kufijve mund të ketë efekt domino dhe mund të destabilizojë rajonin. Duke iu referuar dhunës në veri të Mitrovicës Sejdiu tha se ajo ka ardhur nga ata që e ndjekin politikën e vjetër të Miloshevicit.

Sipas tij, thirrjet e para disa dite në festën e Vidovdanit për luftë dhe urrejtje nga disa nacionalistë serbë tregojnë ekzistimin e një politike të vjetër, që i ka shkaktuar shumë vuajtje Kosovës.

Ai vlerësoi se nëse Serbia synon Bashkimin Evropian, duhet të largohet nga politika hegjemoniste. Duke shprehur mundësinë e bisedimeve Beogradin, presidenti theksoi se ato do ta jenë vetëm teknike dhe në asnjë mënyrë nuk do ta prekin statusin e Kosovës.

Sejdiu, para ligjvënësve theksoi se Kosova është në rrugë të drejtë të integrimit dhe mosnjohja nga 5 vendet e BE-së nuk do ta ndalë rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Ai ka kërkuar nga Komisioni Evropian që edhe Kosova të përfitojë nga procesi i liberalizmit të vizave dhe shprehu besimin se viti i ardhshëm do të jetë viti i shpejtë drejtë integrimit.
(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›