Jeremic: “Energjitë maksimale për të penguar njohjen e Kosovës”
“Të gjitha energjitë e diplomacisë serbe në këtë moment janë të orientuara në pengimin e valës më të madhe të njohjes së Kosovës”. Kështu është shprehur ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç duke pranuar se është i vetëdijshëm që “shqiptarët kanë mbështetjen e disa vendeve më me ndikim në botë, të cilat po punojnë me përkushtim në favor të Prishtinës”. Shefi i diplomacisë serbe në intervistën për të përditshmen e Beogradit “Veçernje Novosti” është shprehur se në dhjetorin e këtij viti do të ketë një diskutim verbal në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ku do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm vendesh dhe Jeremiç pret që pas mbylljes së diskutimeve do të nisë “një debat global i cili si rezultat do të ketë rihapjen e çështjes së statusit (të Kosovës)”. Jeremiç pohon se në lidhje me Kosovën qëndrimi i Rusisë edhe më tej është “mbështetja më e madhe në përpjekjet diplomatike të Beogradit në mbrojtje të Kosovës”,- thotë Jeremiç, duke e cilësuar Rusinë si mikun më të madh të Serbisë.c
7 Korrik 2009