Nga Lazarati në Korçë, kapen 30 kg marijuanë, shkonin në Greqi
Arrestohet në operacionin e posaçëm policor 21- vjeçari Belul Toto. Durrës, arrestohet në banesë 40 vjeçari, dyshohet si trafikant heroine
Luan Kondi
Korçë – Të paktën 30 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë me vlerë në tregun e zi të drogës, afro 40 mijë euro, iu gjet një të riu nga Lazarati teksa dyshohet se po e trafikonte për në Greqi. Burime zyrtare të policisë së Korçës thanë për gazetën “Albania” se i arrestuari në operacionin e posaçëm policor, është Belul Toto 21 vjeç. Ndërsa në një tjetër operacion antifdrogë policia e Durrësit arrestoi një 40-vjeçar pasi dyshohej si shpërndarës i heroinën në qytetin bregdetar.
Hetimi
Nga hetimet e para dyshohet se droga po shkonte te trafikantë të tjerë në Korçë, të cilët kanë lidhje me tregun grek të narkotikëve, me qëllim transportimin në anën tjetër të kufirit. Operacioni i koduar policor që mbajti emrin “Qafa e Qarit”, u zhvillua gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në vendin e quajtur “Fabrika e Tullave” në rrugën nacionale Korçë-Ersekë dhe erdhi pas një pune vrojtuese disaditore të agjentëve antidrogë. “Nga ky operacion është realizuar kapja në flagrance e 21-vjeçarit Belul Toto, banues në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz”, me targë Gj 6040 A, nga Gjirokastra për në Korçë. Gjatë kontrollit, të riut lazaratas, iu gjet dhe sekuestrua një sasi bime narkotike Cannabis Sativa, e cila ishte e ndare në 30 pako të mbështjella me natriban dhe e vendosur në dy çanta të mëdha sportive. Policia tha se ndaj të riut lazaratas Belul Toto u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ndërkohë, policia konfirmoi për gazetën se “po punohet për të zbuluar dhe prangosur, disa persona të tjerë të implikuar në këtë trafik droge”.
Durrës
Seksioni kundër Narkotikëve në drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës arrestoi dje në flagrancë një shpërndarës lënde narkotike me inicialet F. A., 40 vjeç, lindur dhe banues ne Durrës. Burime policore thanë se rreth orës 15:20, gjatë kontrollit në banesë, të arrestuarit iu gjet një sasi prej 4 gramë (pluhur) lëndë narkotike e llojit heroinë, të cilën dyshohet se e kishte për shitje. Kontrolli u ushtrua ne bazë të informacionit që disponohej nga shërbimet e policisë se ky shtetas kish rifilluar të merrej me shitje të lëndëve narkotike. Personi ishte dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”.
7 Korrik 2009