E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërmjetësuesi Nimiç në Shkup, më pas vizitë në Athinë



Ndërmjetësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë Metju Nimiç vizitoi dje Shkupin. Në orët e pasdites ai u takua me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski. Kryenegociatori shkoi për vizitë në Maqedoni pas takimeve të 22 korrikut në OKB në Gjenevë me ambasadorët e të dy vendeve, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis. Nimic ka thënë për mediat maqedonase që nëse të dy palët janë fleksibile, mund të gjendet zgjidhja deri në fund të vitit. Pas Shkupit, Nimiçi do të udhëtojë për në Athinë, ku sipas paralajmërimeve nga mediat greke do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme Dora Bakojani dhe negociatori Ademantios Vasilakis.

7 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›