E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Fitorja e Serbisë në OKB, triumfi i 100 ditëve të qeverisë

Kështu e cilëson ministri i Jashtëm Vuk Jeremic, votimin pro që OKB dha ndaj inisiativës serbe për tju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për të kërkuar opinionin mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Mbrojtja e integritetit territorial ka qenë prioritet i qeverisë dhe 100 ditët e para të qeverisë, sipas shefit të diplomacisë serbe, kanë qenë ditë shumë të angazhuara për ministrinë e Jashtme pasi pëvec faktit që ishte në kontakt me 150 vende, Serbia u përballua me një presion dhe rezistencë shumë serioze. 

BEOGRADI- Fitorja e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB është një nga arritjet më të mëdha të 100 ditëve të para të qeverisë serbe. Kështu e cilëson ministri i Jashtëm Vuk Jeremic, votimin pro që OKB dha ndaj inisiativës serbe për tju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për të kërkuar opinionin mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
Jeremic tha se cështja e shtrirjes së EULEX-it në Kosovë dhe integrimi në BE nuk kanë asgjë të përbashkët dhe theksoi se “pozicioni i Beogradit mbetet i njëjtë përsa i përket shtrirjes së misionit të BE në provicën jugore të Serbisë.
Mbrojtja e integritetit territorial ka qenë prioritet i qeverisë dhe 100 ditët e para të qeverisë, sipas shefit të diplomacisë serbe, kanë qenë ditë shumë të angazhuara për ministrinë e Jashtme pasi pëvec faktit që ishte në kontakt me 150 vende, Serbia u përballua me një presion dhe rezistencë shumë serioze.
Ne kemi një plan ambicioz të transferojmë cështjen e Kosovës nga territori politik në atë legal, pasi argumentet tona ligjore janë shumë të forta” tha Jeremic.
“Ne kemi argumente super ligjore se është thyer ligji ndërkombëtar kur Kosova deklaroi pavarësinë, dhe strategjia jonë është të transferojmë debatin ndërkombëtar mbi Kosovën nga një arenë politike në atë ligjore” tha ministri. Ai shtoi se skuadra ligjore, përbëhet nga ekspertë të huaj dhe serbë të cilët do të kenë përgjegjësinë më të madhe për të mbrojtur sovranitetin e Serbisë.

Jeremic theksoi se pavarësisht se tani cështja e Kosovës është në duar të avokatëve ministria e Jashtme do të vazhdojë aktivitetin e saj diplomatik përsa i përket Kosovës. Më pas Jeremic është shprehur se Serbia “do të jetë e kujdesshme dhe do të bëjmë cështë e mundur që të mos lejojmë anëtarësimin e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës në organizatën ndërkombëtare” .
Kryediplomati serb shtoi se përshpejtimi i integrimit të Serbisë në BE është prioritet i dytë i Minisotrisë së Jashtme serbe dhe vuri theksin te detyra e qeverisë që të heqë cdo pengesë politike serbe që ajo të fitojë statusin e kandidates në BE

(s.g./B92/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›