E Shtunë, 31 Tetor 2026

”Thyhet akulli”, SHBA dhe Serbia OK bashkëpunimit ushtarak

 

WASHINGTON - Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë rënë dakord për nevojën e bashkëpunimit ushtarak. Kjo marrëveshje është arritur megjithë mosmarrëveshjet që kanë të dy vendet për çështje të tilla si Kosova. Kryeshefi i Shtabit të Bashkuar Amerikan, admirali Majkëll Mullen dhe shefi i shtatmadhorisë serbe, gjenerali Zdravko Ponosh, u takuan dje në Beograd për bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe stabilitetin rajonal. Kjo ishte hera e parë që nga viti 1951 që shefi i shtatmadhorisë amerikane shkon për vizitë në Beograd. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara u demtuan gjatë viteve të fundit për një sërë çështjesh, përfshirë edhe Kosovën. Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›