E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Jam pjesë e dialogut me Kosovën

Nga Express më 24 prill 2011 në ora 19:06

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic ka deklaruar se nuk i janë marrë kompetencat që të merret me Kosovën dhe rajonin.

Mediat serbe kanë shkruar se Jeremic është duke punuar vetëm me shtetet e painkuadruara për shkak se me rajonin merret presidenti Boris Tadic, me Kosovën drejtoi politik Borko Stefanovic, ndërsa me integrimet evropiane Bozidar Djelic.

“Kur është fjala për dialogun me Prishtinën, Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore, ofron mbështetjen e domosdoshme juridike dhe diplomatike për ekipin negociator të Qeverisë së Serbisë, e sipas nevojës edhe takohemi”, ka thënë Jeremic.

Ai ka deklaruar se përmes bisedimeve do të përmirësohet jeta e serbëve në Kosovë.

“Procesi sapo ka filluar, shpresoj se së shpejti do të pasojnë edhe rezultatet e para”, ka thënë ai.

Jeremic ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të bisedojë në Beograd me ministrin e Jashtëm kinez si dhe me shefin e diplomacisë së Azerbajxhanit me të cilët do të diskutojë edhe për Kosovën.

Ai po ashtu ka thënë se do të përfaqësojë Serbinë në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›