E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guti mund të vazhdojë në SHBA

Nga Express më 24 prill 2011 në ora 16:49

Mesfushori i Besiktasit, Guti ka thënë se ka tri opsione për sezonin e ardhshëm – Los Angeles, New York ose të mbetet në Stamboll me ekipin e tij aktual.

“Këto janë destinacionet e mia për sezonin e ardhshëm. Nuk kam vendosur ende asgjë, por brenda muajit gjithçka do të jetë e qartë”, shkruan mesfushori spanjoll në llogarinë e tij të rrjetit social Twitter.

34 vjeçari kaloi në Turqi gjatë verës së vitit të kaluar, pasi kaloi 15 vjet në Santiago Bernabeu, ku pati rreth 400 paraqitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›