Messi në histori

Nga Express më 24 prill 2011 në ora 17:55
Lionel Messi ka hyrë në histori të futbollit spanjoll.
Ylli argjentinas, me golin e shënuar të shtunën mbrëma ndaj Osasunas në Camp Nou, është bërë futbollisti i vetëm që ka shënuar 50 gola në një sezon të vetëm, në futbollin spanjoll.
23 vjeçari vitin e kaluar shënonte 48 gola në të gjitha kompeticionet, duke e barazuar rekordin e legjendës së Athletic Bilbaos, Telmo Zarra (1950-51) dhe duke e kaluar Ferenc Puskas (Real Madrid) e Ronaldon (Barcelona), që realizonin nga 47 gola në sezonin 1959-60, respektivisht 1996-97.