Jeremic: Kosova këndi më i errët i Evropës
GJENEVë- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic ka deklaruar se gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë është e zymtë. Në mbledhjen e Këshillit të KB për të drejtat e njeriut në Gjenevë, Jeremic shtoi se në Kosovë nga viti 1999 janë shkatërruar më shumë se 150 kisha dhe manastire serbe, duke e cilësuar atë si “këndi më i errët në Evropë”
Dhe, duke mos u mjaftuar me kaq, Jeremic nuk ka ngurruar edhe që Serbinë ta shpallë “lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave në rajonin e Evropës Juglindore”.
Duke shfrytëzuar foltoren e UNHCR-së, Jeremici ka vazhduar t’i referohet Kosovës si territor “në kuadër të kufijve kushtetues të Serbisë”, duke akuzuar se në Kosovë standardet e respektimit të të drejtave të njeriut janë “larg nën çdo minimum të pranueshëm”.
Jeremiqi është mbështetur edhe në Rezolutën 1244 të OKB-së, duke thënë se ajo e përcakton Kosovën të jetë “nën juridiksionin e Qeverisë në Beograd”.
Ministri serb akuzoi edhe autoritetet e Kosovës se disa objekte fetare ortodokse i përmendin pa ua përmendur “prejardhjen e tyre serbe, dhe pa përmendur faktin që ato janë trashëgimi kulturore serbe”.
“Jemi të brengosur që edhe autoritetet shqiptare të Kosovës vazhdojnë ndalimin e përdorimit të shkrimit cirilik në vendet publike”, ishte akuza tjetër e Jeremiqit drejtuar shtetit të Kosovës, për shpalljen e pavarësisë të së cilës ai e vlerësoi se “ka sjellë në pikëpyetje bazën e sistemit ndërkombëtar dhe e ka ndarë botën, meqë dy të tretat e anëtarëve të OKB-së nuk e përkrahin pavarësinë e Kosovës, por vazhdojnë ta respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”.
(m.a/BalkanWeb)