5 komisionerë të Ruzhdies nën akuzë për shpërdorim detyre
FIER- Prokuroria e Fierit ka hetuar dhe faktuar manipulimin e zgjedhjeve në fshatin Ruzhdie të Fierit, duke kërkuar masa për 5 komisionerë.
Hapja e kutive është realizuar nga kjo prokurori në hetimin e 5 komisionerëve të djathtë, shumica të Partisë Demokratike në qendrën e votimit 3052 të KZAZ numër 19.
Të akuzuarit për manipulime në procesin e votimit, janë Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pëllumb Myrtaj zëvendëskretar dhe anëtarët e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj.
Sekuestrimi dhe verifikimi i kutisë së materialeve të qendrës së votimit 3052 vërtetoi se nga 592 zgjedhës në listë kishin votuar 525 prej tyre, ku në fakt 111 votues, ishin emigratë jashtë vendit, por që rezultonin se kishin votuar.
Të dhënat e kufirit nga sistemi TIMS vërtetuan saktë faktin se 111 persona nga ky fshat, në moshë për të votuar kanë qenë jashtë vendit dhe nga këta 80 persona rezultonin që të kishin votuar.
Në raportin e Prokurorisë thuhet se këtyre personave që rezultojnë të kenë votuar u janë fallsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave të identitetit.
Faktet e gjetura nga Prokuroria i kanë mjaftuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier që të japë masën e arrestit ndaj 5 komisionerëve të djathtë.
Masa e dhënë nga gjyqtarja Irena Maneku në datën 12 shkurt ndaj 5 komisonerëve të Ruzhdies është detyrim paraqitje, deri në nisjen e procesit penal ndaj tyre, me akuzën e shpërdorimit të detyrës më shumë se 1 herë.
(e.n/News24/BalkanWeb)