Aksidenti në Gramsh,vijojnë kërkimet për viktimën e katërt
Në rrjedhën e lumit Devoll në rrethin e Elbasanit vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 32-vjeçarit Elis Sogani, një prej 4 personave që humbën jetën të shtunën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Kërkimet për gjetjen e trupit të 32-vjeçarit janë shtrirë disa kilometra nga vendi ku u shënua aksidenti, pasi dyshohet se trupi është marrë me vetë nga rrjedha e lumit.
Kërkimet po kryehen nga polumbarët e forcave RENEA, forcat e policisë së Gramshtit dhe banorët e zonës.
Por, megjithë operacionin intensiv, burimet thanë se ende nuk ka asnjë shenjë nga trupi i 32-vjeçarit.
Ndërkaq, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Soganit, familjet e tre viktimave të tjera të aksidentit zhvillojnë të martën ceremonitë mortore për të afërmit e tyre.
Dritan Balla, Petrit Ahmeti dhe Behar Senkollari do të përcillen të martën për në banesën e fundit. 3 viktimat e aksidentit të së shtunës u gjetën të hënën, ndërsa identifikimi i tyre u bë i mundur nga familjarët falë rrobave që mbanin veshur.
Aksidenti me 4 të vdekur u shënua të shtunën në aksin Gramsh- Korçë, ndërsa viktimat udhëtonin me furgonin me targa KO 18 93 B i cili përfundoi në lumin Devoll.