Mashtronin bankën me kredi, Lezhë, policia vendos 4 në pranga
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës nën akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave për përfitim kredie pranë një banke private në Lezhë.
Të arrestuarit, një prej të cilëve një punonjëse banke, kanë përfituar me anë të mashtrimit një shumë prej 10 milion lekësh të reja.
Paratë janë përdorur nga një firmë private me aktivitet në Lezhë për ndërtimin e një objekti shumëkatësh në këtë qytet.
Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor konfirmuan për RTV "Ora News" se hetimet vazhdojnë dhe të tjerë persona mund të përfundojnë në pranga.