E Diel, 1 Nëntor 2026

Fansat izraelite “braktisin” Metallica-t

TEL AVIV- Fansat e “Metallica” në Izrael kanë thënë se do të shkojnë në koncertin e grupit në Tel Aviv, për shkak të çmimit marramendës të biletave.

Rrokerët legjendarë kanë caktuar datën 22 maj për të kënduar në Izrael, që do të jetë koncerti i parë që nga viti 1999 në këtë vend.

Organizatorët e koncertit kanë njoftuar se çmimi i biletave nis nga 159 dollarë, ndërsa kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek fansat e shumtë që prisnin me padurim grupin e zemrës.

Më shumë se 500 fansa të bendit, janë betuar në Facebook se do ta bojkotojnë koncertin duke thënë se çmimi i biletave duhet të jetë së paku sa gjysma e çmimit aktual.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›