Komuna Ruzhdie, vatra e debatit politik
FIER- Fshati Ruzhdie i rrethit të Fierit tashmë do të mbahet mend për fenomenin e kutisë së Pandorës në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 qershorit. Dy grupimet politike, PD e PS i mëshojnë qëndrimeve të tyre që në fakt u përmbyllën me largimin e 3 komisionerëve rozë bashkë me vulën e sekretarit. Partia Demokratike e sigurtë për fitore në zonën e konsideruar bastion të saj u mundua të nxirrte sa më shumë vota të ishte e mundur ndërsa Partia Socialiste deklaron se kërkoi të ruheshin standardet e votimit dhe për këtë arsye u kërcënua dhe u detyrua të braktiste vendin e votimit.
Në fakt njëri nga komisionerët e PS-së është larguar drejt Greqisë dhe burime pranë selisë rozë në Fier shprehen se largimi ka ardhur si rezultat i presioneve të shumta që ka patur pas largimit nga qendra e votimit.
“Votimi ka filluar në orën 7:30 dhe procesi ka filluar normalisht. 3 komisionerë i ka patur PD , 2 komisionerë dhe sekretarin e ka patur PS. Këta kërkuan 10 minuta pushim rreth orës 10:00 , kanë ardhur 4 makina jashtë luksoze, të mira me njerëz të armatosur brenda dhe kanë marrë 2 komisionerët e PS-së , kanë marrë dhe vulën me vete dhe janë larguar. Vazhduam procesin sipas udhëzimeve por pa vulën e sekretarit . Ne na kishin thënë edhe përpara zgjedhjeve se ata Ruzhdien e kanë piketuar sepse këtu votohet vetëm djathtas” tregon kreu i komisionit për PD në qendrën e votimit të Ruzhdies.
“Komisionerët tanë nuk donin të iknin por u detyruan për të mos u konfrontuar fizikisht.” shprehet kryetari i PS për komunën Rruzhdie.
Për fenomenin “Ruzhdie” janë proceduar deri tani 3 komisionerët e Partisë Demokratike dhe ai i PR pas denoncimit nga 3 anëtarët e Partisë Socialiste për kanosje e dhunë të ushtruar gjatë votimit në këtë qendër.
Janë proceduar dy komisionerët dhe sekretari i PS-së pas denoncimit nga KQZ për largimin nga detyra gjatë votimeve në qendrën e fshatit Ruzhdie dhe pas denoncimit nga një e moshuar e një i afërm i saj se nuk i kanë lejuar të votojnë.
(e.n/News24/BalkanWeb)