Jeremiç: Kosova në OKB, vetëm mbi trupin tim të vdekur

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç tha të mërkurën në Beograd se kërkesa eventuale e Kosovës për pranim në OKB, gjatë presidencës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do te ishte "akt i një provokimi te pakuptimte", që nuk ka absolutisht asnjë shans për sukses.
"Për sa kohë që Serbia do të kryesojë Asamblenë e Përgjithshme te OKB-së, ajo mund të ndodhë vetëm mbi trupin tim të vdekur", u tha Jeremiç gazetarëve, pas takimit me homologen qipriote Erato Kozakou Markulis.