Berisha, hero i Orebros

Golin e Berishës e bënë edhe më të bukur fakti se para se të realizoi golin e fitores ai kishte lënduar kokën në një dyluftim me kundërshtarin e tij dhe kishte refuzuar zëvendësimin. Pavarësisht kësaj kosovari është i lumtur që i dhuroi fitoren Orebros, e cila po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit suedez.
“Unë ende kam dhimbje koke. Por megjithëkëtë unë jam i lumtur që realizova golin e fitores”, deklaroi Berisha, i cili në pranverë kishte problem me lëndime të cilat e lanë jashtë fushës për disa muaj.
Berisha në këtë takim ka luajtur deri në minutën e 75’të. Dy minuta më vonë për Orebron është inkuadruar edhe sulmuesi kosovare Kushtrim lushtaku derisa sulmuesi tjetër Valdet Rama ka luajtur të gjithë takimin.
Pas 14 xhirove të kaluara në elitën e futbollit suedez, Skaudra e Orebros, ku ndihmës trajnerë është selektorti i Kosovës Albert Bunjkau, renditet e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të tubuara.