Përgjaket Meksika, 23 të vrarë brende dy ditësh
Meksika përgjaket serish. Dy tragjedi brenda pak orëve janë regjistruar në vendin më të dhunshëm në botë. Dhjetë persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga një grup personash të armatosur që mësynë në orët e para të natës në një bar në Torreon, në veri të Meksikës. Lajmi u bë i ditur nga zyra e Prokurorisë. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas një tejtër masakre, të regjistruar të dielën në Ciudad Juarez, ku të paktën 13 të rinj janë vrarë gjatë një feste. Edhe në sulmin në Torreon, viktimat ishin kryesisht djem dhe vajza të reja. Ata që qëlluan me armë , ndër viktimat e grupmoshës nga 19 deri në 25 vjeç, ishte një grup individësh të armatosur me pushkë të llojit R15 dhe kallashnikovë, që mbërritën në bordin e nje automjteti të tipit 4x4 Hummer. Vetëm pak orë më parë, një tjetër episod i dhunshëm kishte goditur qytetin Ciudad Juarez, një nga qytetet më të dhunshëm në Meksikë, bënë të ditur mediat lokale duke cituar burime zyrtare. Të paktën 13 persona , kryesisht të rinj, u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën gjatë një feste të liceistëve të qytezës, në afërsi të kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është edhe arenë e luftës së pamëshirshme të narkotrafikantëve , dhe që vitin e kaluar provokoi 2500 viktima. Masakra u krye në një banesë, ku po festohej një ditëlindje. vrasësit që erdhën në këtë festë me makina, nisën të qëllonin pa u frenuar në kohën që festa ishte në vazhdim e sipër. Pellgje gjaku u vunë re në ambientet e shtëpisë ku ndodhi masakra. Zëdhënësi i ushtrisë tha viktimat ishin të grupmoshës nga 15 deri ne 20 vjeç.