E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Përkrahja për Serbinë në kufi të të pamundurës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç ka deklaruar se përpjekja e Serbisë për të siguruar përkrahje për rezolutën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është pothuajse një mision i pamundur, por ai ka vazhduar se do të bëjë gjithçka për të kthyer situatën në favor të Serbisë.

Delegacioni i Serbisë, me ministrin Jeremiç, gjatë javës së kaluar në Neë York ka bërë mbi 40 konsultime me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare të KB-ve, me qëllim që numri i shteteve që do të mund ta njihnin pavarësinë e Kosovës të jetë sa më i vogël.

"Duke pasur parasysh se me çfarë rezistence po ballafaqohemi, nuk është e vështirë të vihet në përfundim se misioni ynë kufizohet me të pamundurën", është shprehur Jeremic. Më pas ai ka shtuar se nuk do t'i lejojmë vetes që të mos bëjmë përpjekjet më të mëdha, të mos shfrytëzojmë çdo mjet diplomatik, të mos arrijmë deri te secili që është i gatshëm të na dëgjojë dhe të përpiqemi që me forcën e argumenteve politike ta bindim se kemi të drejtë në qëndrimet tona".

Jeremic në fund ka shtuar se tema e vetme me të cilën do të merret Asambleja e Përgjithshme e KB-ve do të jetë mendimi këshilldhënës i GJND-së, pasi pikërisht Asambleja e Përgjithshme e ka kërkuar mendimin e tillë.

Paraqitja jonë në Asamblenë e Përgjithshme, çfarëdo që të jetë rezultati i votimit, në asnjë mënyrë nuk do të rrezikojë pozicionin tonë në Këshillin e Sigurimit. Përkundrazi, mundet vetëm ta forcojë", ka theksuar Jeremiç.
Pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës pavarësia e kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, Serbia ka deklararuar se nuk do t'i ndërpresë përpjeket e saj diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›