Sulmi nga anije turke, Izrael, dëshmon kryeministri Netanjahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka dëshmuar para Komisionit Hetimor të ngritur për hetimin e ngjarjes së 31 majit, ku një flotë anijesh të vogla turke u goditën nga marina Izraelite, duke sjellë dhe vdekjen e 9 aktivistëve të të drejtave të njeriut.
Netanyahu i tha panelit të komisionit se Izraeli në këtë rast ka vepruar sipas të drejtës ndërkombëtare, ku gjatë seancës dëgjimore nuk u lejuan kamerat.
Ai tha se Izraeli ishte i justifikuar në ndalimin e anijeve, sepse ato anije po përpiqeshin të thyenin bllokadën që Izraeli ka vendosur për Hamasin në Gaza.
Nga sulmi i anijes Mavi Marmara, u vranë 9 turq. Sipas Netanahut, anijet do të thyenin bllokadën në rripin e Gazës, e cila ka për qëllim parandalimin e terrorizmit në Gaza, pas përpjekjeve të liderëve të Hamas, për rritjen e arsenalit të armëve që përdoren për akte terroriste.
Komisioni hetimor për këtë ngjarje është i përbërë nga 7 gjykatës, midis të cilëve dhe 2 vëzhgues të huaj.
Kjo ngjarje do të hetohet dhe nga OKB, e cila do ta zhvilloje seancën e parë hetimore në 10 gusht.
Në Komisionin hetimor izraelit pritet që të dëshmojë dhe Ministri i Mbrotjes së Izraelit, dhe shefi i tij ushtarak.