E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet afati për karburantet

Për herë të tretë, Ministria e Financave shtyn afatin për vendosjen e kasave fiskale për sektorin e karburanteve në vend. Pas negociatave të shumta, palët kanë rënë dakord që brenda muajit janar 2010, të gjitha pikat e shitjes së karburantit duhet të pajisjen me kasë fiskale. Rishikimi i afatit erdhi pas paralajmërimit të tregtarëve se do të hynin në grevë, në rast se qeveria nuk tërhiqet nga vendimi për t‘i gjobitur në shuma disa miliona dollarësh. Afati i fundit ishte data 15 tetor, por disa kompani nuk e respektuan, duke u ndëshkuar me gjoba, kurse disa të tjera akuzonin firmat e autorizuara për kasat, se nuk kishin respektuar kontratën. Megjithatë duhet sqaruar se brenda janarit karburantet duhet të lidhin kontratën për vendosjen e kasës, pasi procesi i implementimit të pajisjes për të gjitha 1200 pikat që janë në treg mund të zgjasë deri në dy vjet. Po ashtu, një tjetër udhëzim ka dalë këto ditë nga Ministria e Financave, e cila detyron tashmë edhe importuesit (shumica) që të pajisjet me kasë fiskale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›