SHBA dhe BE në krah të Kosovës, Rusia kundër saj
Seancat dëgjimore do të zgjasin deri më 11 dhjetor, megjithëse rasti i Kosovës përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë thuhet se do të mund të shqyrtohet për muaj të tërë. Një vendim i gjykatës që do të përligjte pavarësinë e Kosovës, do të mund të çonte drejt njohjeve të reja, megjithëse deri tani janë 63 shtete që e kanë pranuar Kosovën si shtet. Por autoritetet serbe thonë se në rast të një vendimi në favor të Serbisë, ata do të ishin gatshëm për një raund të ri negociatash, për të gjetur një zgjidhje që do të ishte e pranueshme nga të dyja palët. Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, por ajo u kundërshtua fuqishëm nga Serbia dhe një pjesë e serbëve të Kosovës. Kërkesa për të marrë një mendim këshillëdhënës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës u bë nga Serbia në shtator të vitit 2008, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila e votoi me shumicë të thjeshtë rezolutën serbe.
Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndërkaq, në ditën e dytë të seancës dëgjimore, pritet që argumentet e tyre në favor të Kosovës t‘i paraqesin Shqipëria dhe Gjermania. Të 30 shtetet që kanë shfaqur interesimin për të paraqitur fjalën në gjykatë do të kenë nga 45 minuta dhe sipas orarit nga fundi. Po në të njëjtën ditë do të paraqesin argumentet e tyre SHBA-ja dhe Rusia, një në favor të Kosovës e tjetra kundër saj.