E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic: Serbia nuk do të njohë kurrë Kosovën

Beograd-Pavarësisht ndonjë vendimi pozitiv në favor të Prishtinës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, thotë ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic. "Qeveria në Beograd nuk do ta njohë Kosovën me asnjë çmim gjithnjë derisa në këtë vend në fuqi është rendi demokratik i bazuar në Kushtetutën e Serbisë", ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremic, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Qeveria në Beograd do ta njohë Kosovën nëse vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë në favor të Prishtinës.

Jeremic tha për gazetën "Blic" se qëllimi i Serbisë është një zgjidhje për statusin e ardhshëm të Kosovës i pranueshëm për të gjithë. Sipas tij, Prishtina ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me aktin e shpalljes së pavarësisë dhe kjo është e papranueshme për qeverinë e Serbisë, thotë Jeremic, duke shtuar se nuk beson që kushdo qoftë në Beograd ndonjëherë do të ketë qëndrim të ndryshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›