E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miloshoski në Bruksel për procesin integrues

Bruksel-Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski ndodhet në Bruksel, ku pritet të zhvillojë një takim me komisionarin evropian për zgjerim Olli Rehn. Në qendër të këtij takimi do të jetë procesi i integrimit të Maqedonisë në Bashkim Evropian, për progresin në realizimin e prioriteteve kyçe të KE-së.

Në takim do të bisedohet edhe për heqjen e vizave për Maqedoninë. Pas takimit, ministri Miloshoski dhe komisionari Ren do të japin deklarata për mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›