E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic: Serbia nuk ndjen presion nga BE për Kosovën

VJENË- Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremic ka deklaruar se vendi i tij është i përgatitur për biseda konstruktive me Kosovën, por nuk do t’i kalojë vijat e kuqe, që nënkuptojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Jeremic ka theksuar se Beogradi nuk ndjen presion nga BE-ja për zgjidhjen e së ardhmes së Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë këto komente i bëri në një intervistë për agjencinë Associated Press në Vjenë, dy ditë pasi Serbia dhe Kosova arritën marrëveshje për disa çështje, që ishte progresi i parë ndërmjet dy vendeve, që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
(e.m/rel/BalkaWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›