Sllovako-rusët përkrahin strukturat paralele
Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 22:30
Përfaqësues të një delegacioni sllovako-rus kanë shprehur të hënën në veri të Mitrovicës përkrahjen e tyre të plotë për popullin serb që të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë.
Këta përfaqësues, në krye me ish- kryeministrin dhe ministrin e drejtësisë të Sllovakisë, Jano Carnogurski, janë takuar me krerët ilegal në veri të Mitrovicës, me të cilët kanë biseduar për situatën politike në veri dhe hapat që duhet ndërmarrë në të ardhmen.
Ky delegacion ka vizituar veç tjerash edhe kishën e shën Dimitrijes në veri të Mitrovicës.
Në anën tjetër, krerët paralel të veriut kanë falënderuar mysafirët për qëndrimin e qeverisë së Sllovakisë, për mos njohjen e Kosovës së pavarur. /kosovapress/