E Diel, 1 Nëntor 2026

VV: Marrëveshjet janë të Thaçit, jo të popullit

PRISHTINË- Lëvizja ‘Vetëvendosje’ deklaruar se negociatat me Serbinë janë të padrejta, ashtu që edhe rezultatet e tyre nuk mund të jenë të drejta e as më pak të dobishme.

Vetëvendosje thekson se kjo është arsyeja pse qeveria e Kosovës nuk informon qytetarët për negociatat dhe përmbajtjen e marrëveshjes.

“Nga ato pak informata që mund të nxirren nga komunikatat për shtyp nga zyra e ndërmjetësuesit Robert Cooper, si dhe nga ajo e Qeverisë së Kosovës, shihet qartë se këto marrëveshje nuk do të jenë marrëveshje në mes të dy shteteve, por do të jenë marrëveshje me shumë elemente të cilat e anulojnë apo zbusin shtetësinë e Kosovës karshi Serbisë. Serbia ka refuzuar kategorikisht që të ketë marrëveshje të cilat mund të aludojnë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës e pranoi këtë pozicion duke humbur edhe atë pak sovranitet të fituar pas shpalljes formale të pavarësisë më 17 shkurt 2008”,- thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes.

Sipas kësaj lëvizjeje, ky fakt i bënë marrëveshjet midis palës Serbe dhe asaj Kosovare qëtë jenë marrëveshje të brendshme pa karakter ndërkombëtar.

Vetëvendosje argumenon se i kundërshton negociatat se ato janë në kundërshtim me të drejtën që Kosovatë jetë një shtet sovran, ndërkohë që ka bërë thirje që marrëveshjet të diskutohen në parlament.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›