Veriu i Kosovës pa gjykata
TIRANE- Afatet për shtrirjen e sistemit gjyqësor në veri të Kosovës kanë kaluar dhe një gjë e tillë nuk është arritur ende. Kështu vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, si dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Drejtuesi i kësaj të fundit, Enver Peci, thotë se në veri ende funksionojnë gjyqet paralele serbe, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk i kanë dhënë ndonjë përgjigje Komisionit Parlamentar për Legjislacion lidhur me shtrirjen dhe funksionimin e gjykatave në veri të Kosovës, theksojnë zyrtarët e këtij komisioni. Një përgjigje të tillë, ky komision e ka kërkuar kohë më parë, ndërkaq, Haki Demolli anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, thekson se shtrirja e gjykatave në veri të Kosoves është dashur të ndodhë kohë më parë, në mënyrë që të krijohet një sistem unik gjyqësor në Kosovë.
“Janë tejkaluar të gjitha kushtet dhe afatet të cilat i kemi pasur dhe ia kemi përcaktuar vetvetes për shtrirjen e funksionimit të gjykatave tona në veriun e Kosovës. Krijimi i një sistemi gjyqësor funksional dhe unik në gjithë territorin e Kosovës, është obligim kushtetues për Qeverinë e Kosovës. Ministria e Drejtësisë, thotë se kjo zyrtaret e saj jane duke punuar në vazhdimësi dhe në mënyrë intensive me partnerët ndërkombëtarë dhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që të shtrijë autoritetin edhe në veri të vendit.
(m.a/koha/BalkanWeb)