21 janari, Apeli: Gjykohet në gjendje të lirë gardisti Sadik Çela
TIRANE- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën detyrim paraqitje për gardistin Sadik Çela, i cili do të hetohet në gjendje të lirë së bashku me kolegët e tjerë. Në lidhje me këtë ngjarje do të mbetet në burg vetëm gardisti Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra. Ndërsa dy efektivët e tjerë, Gazmend Ahmetcenaj dhe Mark Nikolli u liruan nga Gjykata e Apelit, me një vendim të pak muajve më parë.
Sadik Cela u arrestua pas ngjarjeve të 21 janarit së bashku me gardistët Gazmend Ahmetcenaj, Mark Nikolli dhe Agim Llupo. Sipas të dhënave që prokuroria e Tiranës tashmë ka administruar gardistët Sadik Çela, Agim Llupo, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Agron Malaj, sipas urdhrit me nr. 28/1 të datës 21 janar 2011 të firmosur nga Komandanti i Gardës së Republikës ishin caktuar personat e “grupit të zjarrit” në rast nevoje.
Katër nga pesë gardistët e grupit të “zjarrit” rezulton se kanë shkrepur 118 plumba luftarakë, drejt turmës së demonstruesve dhe në ajër.
(ma.ar/BalkanWeb)