E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat shtrënguese në Greqi, rikthehen protestat

Protestat dhe grevat kundër masave shtrënguese të Greqisë e kanë goditur sërish kryeqytetin grek, Athinën, në një kohë kur inspektorët ndërkombëtarë të borxheve u kthyen për të vendosur nëse reformat e vendit janë mjaft të forta për të siguruarshpëtimin.

Zyrtarë nga Bashkimi Evropian, nga Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilët po japin hua për Greqinë, për parandalimin e falimentimit të saj, presin që të shtyjnë qeverinë drejt reformave të shpejta, me kosto të ulët.

Rreth 10.000 persona morën pjesë në protestat në qendër të Athinës, lidhur me shkurtimet e mundshme në sektorin privat.

Grevat kundër masave shtrënguese në kryeqytet ndërprenë transportin publik dhe shërbimet e tjera. Sindikata e gazetarëve gjithashtu ka nisur një grevë 48 orëshe.

Policia tha se një oficer , nga njësia e anti-terrorizmit, ishte rrahur dhe plagosur rëndë nga një grup prej rreth 30 protestuesish, të cilët i morën pistoletën .Në plan të përgjithshëm raportohet se protesta ka qenë paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›