E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat në grevë, Greqia në terr informativ

Kriza e borxhit që prej dy vjetëve ka shkaktuar mbylljen e dy të përditshmeve greke, ndërsa pushimet nga puna dhe uljet e pagave janë të zakonshme në këtë sektor. Televizioni privat “Alter” dhe e përditshmja historike “Elefterotipia”, rrezikojnë të falimentojnë, pasi personeli i tyre ka mbetur pa u paguar prej disa muajsh.

Greva e gazetarëve përkon sot me një grevë 24-orëshe të personelit të metrosë së Athinës dhe me ndërprerjen e punës në transportet publike të kryeqytetit për të protestuar kundër uljes së numrit të personelit dhe masave shtrënguese që vazhdojnë për të tretin vit radhazi.

Sindikata Bashkimi i punonjësve të bankave, Otoe, ka bërë thirrje gjithashtu për grevë sot si dhe disa sindikata të sektorit priva të Atikës, në Athinë, që do të manifestojnë në mesditë në qendër të kryeqytetit bashkë me sindikatën e gazetarëve.

Ndërsa sindikata komuniste, Fronti panhelenik i punëtorëve, ka bërë thirrje gjithashtu për një manifestim sot në Athinë.

/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-17 13:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›