E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaçin: Vetëvendosja tjetër thotë, tjetër bën

Vazhdojnë kritikat e ndërkombëtarëve ndaj protestave dhe qëndrimeve të Albin Kurtit. Kritikat e radhës vinë nga Jelko Kacin, zv/presidenti i delegacionti evropian për marrëdhëniet ndërmjet pesë shteteve të rajonit në BE. Ai deklaroi se ngjarjet në fjalë u ngjanin atyre që ndodhën para disa muajsh në veri të Kosovës, ku serbët protestues bllokuan rrugët kryesore në atë pjesë të vendit.
 

Protesta me moton “Serbia nuk kalon”, sipas Kacin, promovon bllokimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe është në kundërshtim me vlerat evropiane. “Kjo ishte një demonstratë që promovon izolimin e Kosovës, me të cilën synohej çorientimi i Kosovës nga përpjekjet për integrim evropian”, theksoi Kacin. I pyetur nëse vërtet mund të tërhiqet një paralele ndërmjet gjendjes në veri të Kosovës, ku situata ka mbetur peng i politikës që nga paslufta, dhe asaj që ndodhi të shtunën, Kacin u shpreh:“Nuk dua të tërheq ndonjë paralele. Vetëm dua të sqaroj se si mund të shihet kjo. Natyrisht se jam elokuent kur them se kjo ishte kontra-produktive, si për Kosovën, ashtu dhe për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen”.
 

Kacin shtoi se aksioni i së shtunës la përshtypjen e solidarizimit të Vetëvendosjes me serbët në veri të vendit. Kacin tha ekziston një kundërshti ndërmjet deklaratave dhe veprimeve të Kurtit dhe se me aksionin në fjalë synohej bllokimi i tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më tej ai tha se nëse Kurti është në favor të tregtisë së lire, le të mbajë protestë n e 22 janarit në kufi me Shqipërinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›