Franca në grevë
Greva e përgjithshme në Francë ka paralizuar sot shërbimet publike, duke filluar nga shërbimet publike deri te shkollat, me sindikatat të cilat shpresojnë se me këtë aksion do të frenojnë reformat, e planifikuara nga presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.
Por Ministri i ri i Punës, Eric Woerth, u zotua se do të lëvizë përpara reformat e sistemit pensional.
Sindikatat kanë theksuar se qeveria konservatore e Sarkozysë nuk ka ofruar plane të kënaqshme për punë, paga dhe kushte të punës.
Sarkozy dje bëri ndryshime në radhët e qeverisë së tij, duke reaguar kështu me shpejtësi ndaj humbjes që pësoi në zgjedhjet rajonale, me ç’rast ai zëvendësoi Ministrin për Punë, Xavier Darcos, për të cilin mendohet se ka humbur legjitimitetin për të vazhduar reformat e kontestuara.
Socialistët në opozitë ngadhënjyen në zgjedhjet rajonale, pasi që fituan në 23 nga 26 rajonet e Francës.
“Ne duhet të vazhdojmë reformat. Franca duhet të mbetet konkurruese dhe të krijojë vende të reja të punës për të ardhmen”, theksoi Woerth, ish-Ministër për Buxhet, i cili në funksionin e Ministrit për punë e zëvendësoi Francois Baroin.