E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google zemëron Kinën

Qeveria kineze ka reaguar me zemërim ndaj asaj që quan shkelje të kryera nga gjiganti amerikan i internetit, Google ndaj një premtimi të shkruar se do të respektonte ligjet e Kinës.

Këto ligje kërkojnë që rezultatet që dalin nga kërkimet në faqen e internetit Google, të kalojnë përmes filtrave.

Hidhërimi i Kinës erdhi pas vendimit të kompanisë Google për t'i dërguar të gjitha kërkimet që bëhen nga përdoruesit në Kinë, tek faqja e pa censuruar e internetit në Hong Kong.

Një zyrtar i lartë kinez, tha se vendimi i Google për të injoruar premtimin e dhënë ishte tërësisht.

Mediet shtetërore kineze e kanë akuzuar kompaninë Google si vegël të qeverisë amerikane.

Një kryeartikull mjaft i ashpër i botuar nga agjencia e lajmeve, Xinhua, bën të ditur se kompania është duke u përpjekur të infiltrojë në kulturën dhe vlerat e Kinës.

Google paralajmëroi në fillim të vitit se hyrjet e shumta pirate dhe censura do ta detyronin të tërhiqej nga Kina.

Dhe kur kanë mbetur vetëm 3 javë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, Pekini duket se ka zgjedhur luftën verbale.

(BBC)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›