Jerusalemi “mollë sherri”
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Jerusalemi nuk është grup vendbanimesh, po është kryeqyteti i Izraelit.
Ai këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës së tij në Washington, gjatë fjalimit para pjesëtarëve të grupit pro-izraelit, AIPAC, ku më herët fjalim mbajti edhe Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.
Ajo tha se zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara, përfshirë edhe Jerusalemin Lindor, pengon përpjekjet dhe rolin e SHBA-së në procesin e paqësor në Lindjen e Mesme.
Me gjithat, Netanyahu deklaroi se paqja nuk mund të imponohet nga jashtë. "Hebrenjtë kanë qenë duke ndërtuar Jerusalemin tre mijë vjet më parë dhe populli hebre po e ndërton Jerusalemin edhe sot", tha Netanyahu.
Clinton foli edhe për grindjen në lidhje me programin bërthamor të Iranit, me ç’rast theksoi se është shtuar konsensusi ndërkombëtarë sa i përket sanksioneve të reja kundër Iranit.