E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai kërkon ndihmën e Kinës

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai shkoi sot për vizitë në Peking, ku do të takohet me presidentin e Kinës, Hu Jintao dhe kryeministrin e vendit, Ven Jiabao.

Hera e fundit që presidenti afgan Hamid Karzai vizitoi Kinën ishte gjatë Lojërave Verore Olimpike në vitin 2008. Ekspertë si Nicklas Norling nga Instituti për Siguri dhe Zhvillim (Institute for Security and Development) në Stokholm janë të mendimit se temat ekonomike do ta dominojnë agjendën e bisedimeve politike.

"Mendoj se tema kryesore, për të cilën do të diskutohet, do të jenë investimet të drejtpërdrejta kineze në Afganistan. Kina është shumë e interesuar në një minierë të mineralit të hekurit në Afganistan, e cila do të ofrohet këtë vit për shitje", tha Norling.

Miniera e mineralit të hekurit Hajigkat ndodhet rreth 100 kilometra në veriperëndim të Kabulit. Mendohet se atje ndodhet rreth 1.8 ton mineral hekuri.

Disa firma shtetërore kineze janë shumë të interesuara, por Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton i kërkoi qysh para një viti qeverisë kineze që të ndihmonte procesin e rindërtimit të Afganistanit, qoftë edhe me një ndërhyrje ushtarake në Pakistan apo Afganistan. Qeveria komuniste në Pekin nuk e pranoi propozimin e Clintonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›